Në qendër të Beogradit, prania e policisë për kontrollin e trazirave u shtua gjatë pasdites. Gazeta serbe N1 raportoi se ndërtesa e Komisionit Republikan Zgjedhor ishte rrethuar me gardhe, ndërsa efektivët e policisë nuk lejonin askënd të afrohej, me përjashtim të gazetarëve të akredituar.

Portali informativ Nova raportoi se automjete të policisë për kontrollin e trazirave ishin vendosur përballë hyrjes kryesore të ndërtesës së Presidencës. Disa automjete të tilla u panë sot në qendër të Beogradit.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd u bëri thirrje “të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të ulin tensionet mes tyre dhe të përmbahen nga sjelljet e papërshtatshme dhe të dhunshme”.