“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”. Ky është mesazhi i postuar në rrjetet sociale nga 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili ndodhet nga spitali në Itali, ku ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy.

28-vjeçari u lëndua në sy gjatë protestës së dhunshme të së shtunës. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për ngjarjen. Në deklaratën për mediet thuhet se janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë nga Banka e Shqipërisë, që ka regjistruar ngjarjen gjatë protestës të së shtunës.