Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se 26 mijë vaksina kundër gripit pritet të jenë në dispozicion në Maqedoninë e Veriut deri të hënën.
Ai bëri të ditur se është siguruar edhe blerja e 30 mijë vaksinave të tjera.
Deri më tani janë vaksinuar rreth 20 mijë persona, ndërsa me furnizimin e ri numri i vaksinave në dispozicion do të arrijë në 86 mijë.
Klekovski paralajmëroi se po shqyrtohet mundësia që një pjesë e vaksinave të ofrohen edhe për qytetarët jashtë grupeve të rrezikut, kundrejt pagesës private.