Jeta private e këngëtares shkupjane Kanita ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht pas aludimeve për një lidhje me Besar Metën, djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Megjithatë, këngëtarja duket se ka zgjedhur të mos ndajë detaje nga kjo pjesë e jetës së saj.

E ftuar në TAR, Kanita u pyet për arsyen pse preferon të jetë kaq e rezervuar sa i përket jetës sentimentale. Ajo shpjegoi se privatësia është e rëndësishme për të, pasi i mundëson të ruajë qetësinë dhe të mos lejojë ndërhyrjen e të tjerëve në marrëdhëniet e saj personale.

“Preferoj mos të flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë. Besoj te syri”, u shpreh këngëtarja.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur emri i Kanitës është përfolur në mediat rozë për një romancë me Besar Metën. Megjithatë, këngëtarja duket e vendosur të mos e bëjë jetën sentimentale pjesë të ekspozimit publik, duke preferuar që disa gjëra të mbeten vetëm në rrethin e saj privat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume