Ali Ahmeti për TS: Fitorja në Bërvenicë është ngjarje e madhe, meritë të jashtëzakonshme ka mërgata shqiptare! (VIDEO)
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një prononcim të drejtpërdrejtë për TetovaSot nga festa në Çellopek, ka komentuar fitoren e Arkin Jahijit, kandidatit të AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Ahmeti e ka cilësuar këtë rezultat si një ngjarje të madhe për të gjithë Bërvenicën dhe qytetarët e saj, duke veçuar kontributin e mërgatës shqiptare në këtë proces zgjedhor.
“ Kjo është një ngjarje e madhe për gjithë Bërvenicën, për gjithë qytetarët. Një meritë të jashtëzakonshme ka mërgata shqiptare, që në momentin e duhur u ndodhi pranë familjeve të veta dhe vendit të vet, për t’ua dhuruar fitoren shqiptarëve”, deklaroi Ali Ahmeti për TS.
Prononcimi i Ahmetit u realizua gjatë festës në Çellopek, ku mbështetësit e AKI-së janë mbledhur për të festuar rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e shpallur nga Arkin Jahiji.
TetovaSot po përcjell nga afër festimet dhe prononcimet ekskluzive nga kjo ngjarje./TS