Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran të Gostivarit, punonjësit e policisë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar kanë privuar nga liria personin H.S. (26) nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit në një automjet të tipit “Mitsubishi” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte ai, është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhur e bardhë. Më vonë, me urdhër të gjykatës, është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur e bardhë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, para shtëpisë së H.S., me një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Gostivarit janë afruar V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga fshati Çegran, të cilët me automjet janë tentuar të shtypin punonjësit e policisë dhe u kanë drejtuar kërcënime për jetën, pas së cilës janë larguar, por shpejt, pas masave të ndërmarra, janë gjetur dhe janë privuar nga liria.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzimet përkatëse.