Më 6 nëntor 2026, rreth orës 17:10, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, policia ka privuar nga liria një 25-vjeçar nga Shkupi, me inicialet E.A., pasi gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar sllovene.

I riu po drejtonte një automjet të tipit “Volkswagen Passat”, me targa të Shkupit, kur gjatë kontrollit policor është konstatuar dokumenti i falsifikuar.
Pas arrestimit, ai i është dorëzuar zyrtarëve policorë të SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume