Newcastle United dhe Arsenal kanë barazuar 2-2 në një ndeshje dramatike, duke i dhënë fund serisë së Arsenalit prej 16 fitoreve radhazi në Premierligë në ndeshjet kur shënonte i pari.
Arsenali kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e Eberechi Ezes, pas një asistimi të bukur nga Kai Havertz. Megjithatë, Newcastle reagoi fuqishëm pas pushimit dhe barazoi në minutën e 49-të me Harvey Barnes.
Vendasit vazhduan presionin dhe përmbysën rezultatin me Malick Thiaw, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke kaluar Newcastle në epërsi 2-1.
Arsenali arriti të shmangte humbjen në fund, kur Noni Madueke goditi drejt portës dhe Lukas Hornicek nuk arriti ta ndalte topin, duke e dërguar në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-2.
Me këtë barazim, Newcastle bëhet skuadra e dytë këtë sezon që arrin t’i marrë pikë Arsenalit. Ndërkohë, londinezët humbën mundësinë për t’u bërë skuadra e pestë në historinë e Premierligë që regjistron 10 fitore në 11 ndeshjet e para.
Arsenali është i pari në tabelë me 28 pikë, gjashtë më shumë se Brightoni në vendin e dytë (që ka një ndeshje më pak) dhe po aq më shumë se Manchester City, që është i treti me ndeshje të njëjta