Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth Alta Bankës, duke e lidhur këtë çështje me kundërshtimet ndaj provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Në një postim, Sali ka përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë, duke aluduar në arsyet e kundërshtimit të këtyre dy zgjidhjeve.
“Po dalin në sipërfaqe heronjtë e Altabankës. Kështu po merret vesh edhe pse u pengon zgjidhja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe pse u pengon Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Dikush ua paska zënë bishtin me derë. Ndërsa bishti qenka i gjatë deri në Zajaz”, ka shkruar Sali.