Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Blerant Ramadani ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë në pah rëndësinë e gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar si simbole të identitetit dhe dinjitetit kombëtar.
Në mesazhin e tij, Ramadani thekson se 28 Nëntori bashkon tri periudha historike që kanë përcaktuar rrugëtimin e kombit shqiptar: qëndresën e Skënderbeut, shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe sakrificën e Adem Jasharit.
Ai thekson se kjo trashëgimi historike përbën një obligim për brezat e sotëm, që lirinë e fituar ta forcojnë përmes dijes, punës dhe zhvillimit.
Në fund, Blerant Ramadani ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume