Në rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes qafës malore Strazhë, është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda. Ndalimi ka hyrë në fuqi në orën 18:00, njoftoi Ndërmarrja Publike „Rrugët e Maqedonisë“.

Më herët, nga kjo ndërmarrje informuan se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe se ekipet përgjegjëse janë duke punuar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

„Të gjitha ekipet e kujdestarisë janë angazhuar në kalimet kritike. Gjithashtu, të gjitha makineritë janë në gatishmëri, ndërsa janë siguruar numri i nevojshëm i punëtorëve dhe sasitë e duhura të kripës dhe zhavorrit, me qëllim të garantimit të qarkullimit të pandërprerë dhe të sigurt“, bëjnë të ditur nga NP „Rrugët e Maqedonisë“.

Nga ndërmarrja u bëjnë apel pjesëmarrësve në trafik që të ngasin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të sigurohen se automjetet e tyre janë të pajisura me pajisjet e detyrueshme dimërore. Gjithashtu, shoferëve u rekomandohet që drejtimin e automjeteve ta përshtatin me kushtet e motit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume