Bournemouthi ka vazhduar formën fantastike në Premierligë, duke e mposhtur Nottingham Forestin me rezultat 2-0 në shtëpi.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Bournemouthin në kampionat, një rekord historik për klubin, pasi asnjëherë më parë nuk kishte arritur një seri të tillë në Premierligë.

Evanilson e zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, me një goditje të bukur me të majtën, pas asistimit të James Hill.

Ndërsa golin e dytë e realizoi Justin Kluivert në fund të pjesës së parë, pas një asistimi nga Marcus Tavernier.

Në pjesën e dytë, Bournemouthi menaxhoi epërsinë pa shumë vështirësi, ndërsa Nottingham Foresti nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën vendase.

Me këtë triumf, Bournemouthi vazhdon serinë historike prej pesë fitoresh radhazi, ndërsa Nottingham Foresti pësoi një tjetër humbje zhgënjyese në udhëtim.

Bournemouthi tashmë është futur në top katërshe të Premierligës, me 18 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e pestë, i cili po ashtu e ka një ndeshje më pak.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume