Ylli i njohur televiziv Khloé Kardashian ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë një bisede në podcastin e saj, duke zbuluar se nuk do ta përjashtonte mundësinë e martesës me një burrë homoseksual.
Gjatë diskutimit për marrëdhëniet dhe jetën sentimentale, Khloé u shpreh se për të rëndësi kanë lidhja emocionale, respekti dhe dashuria mes dy personave, duke lënë të kuptohet se nuk do të udhëhiqej nga paragjykimet apo etiketimet.
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë dhe fansave, duke u kthyer në një nga temat e komentuara në rrjetet sociale. Kardashian, e cila ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj private, vazhdon të ndajë me publikun mendimet dhe përvojat personale.