Dy të mitura nga Shkupi janë privuar nga liria nën dyshimin për sulm fizik, marrje të sendeve personale dhe parave, si dhe filmim të një vajze tjetër të mitur, në zonën e Qendrës në Shkup.

Sipas informacioneve policore, arrestimi është kryer më 19 nëntor, në orën 19:50, pas denoncimit për incidentin që kishte ndodhur rreth orës 18:10.

Në denoncim thuhet se dy të miturat i kishin zënë pritë një vajze tjetër, ku njëra e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa tjetra i kishte marrë sendet personale dhe paratë, duke e filmuar të gjithë ngjarjen me telefon celular.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturave do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume