Ëndrra e Nelson Hysës për titullin botëror merr fund pas vetëm dy raundesh, Kabayel e mbron titullin kampion të botës
Agit Kabayel e ka ndalur Nelson Hysën në raundin e dytë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC.
“Shqiponja shqiptare” dukej në vështirësi, pasi kampioni i pamposhtur e vuri nën presion që nga gongu i parë.
Hysa po godiste vetëm me dorën e djathtë, pasi dukej se kishte pësuar një lëndim në bërrylin e majtë.
Kjo bëri që ekipi i tij të dorëzohej dhe ta hidhte peshqirin në ring, duke ndërprerë meçin.
No surprises tonight. Agit Kabayel handled business against Hysa just like we knew he would, even though it was a disappointing fight. Superstar in the making. #KabayelHysa https://t.co/NEdX3QqJce
— Zach Schumaker (@ZachSchumaker) November 28, 2026
Kabayel, i cili përfaqëson Gjermaninë, e mbrojti për herë të parë titullin, pasi ishte shpallur kampion i plotfuqishëm pas lirimit të këtij brezi nga Oleksandr Usyk.
Boksieri 34-vjeçar fillimisht e kishte fituar titullin e përkohshëm, ndërsa në meçin e tij të fundit, në janar, kishte regjistruar një tjetër fitore, duke e mposhtur Damian Knyban me nokaut teknik në raundin e tretë.
Ndërkohë, Nelson Hysa (25-0, 23 nokautime) e zhvilloi për herë të parë një meç për t’u bërë kampion bote.
Boksieri shqiptar vinte pas fitores me nokaut në raundin e dytë ndaj Thomas Narmos në muajin gusht.
Hysa, 42-vjeçar, renditej në vendin e 16-të në ranglistën e WBC-së.