Hakerët kanë depërtuar në platformën kryesore kompjuterike në re të Forcave Ajrore të SHBA-së, Cloud One, duke ngritur shqetësime për sigurinë e sistemeve dhe të dhënave ushtarake amerikane.
Sulmi u zbulua gjatë një procesi për përditësimin e sistemit dhe ka shkaktuar ndërprerje në funksionimin e platformës. Sipas burimeve të cituara nga Reuters, ndërhyrja mund të ketë ekspozuar të dhëna të ndjeshme taktike, personeli dhe logjistike.
Ende nuk dihet kush qëndron pas sulmit dhe nëse autorët kanë arritur të vjedhin informacion. Për vlerësimin e dëmeve është përfshirë edhe Komanda Kibernetike e ushtrisë amerikane.