Zgjedhja e demokrates Juliana Stratton si senatore e re e shtetit të Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane në politikën amerikane.

Me fitoren e saj në zgjedhjet e 3 nëntorit, për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, tre gra afrikano-amerikane do të jenë pjesë e Senatit në të njëjtën kohë.

Stratton, e cila mposhti kandidatin republikan Don Tracy, do t’u bashkohet dy demokrateve të tjera që aktualisht shërbejnë në dhomën e lartë të Kongresit amerikan: Lisa Blunt Rochester nga Delaware dhe Angela Alsobrooks nga Maryland.

Të dyja senatorët u zgjodhën në vitin 2024 dhe mandatet e tyre nuk ishin në garë në zgjedhjet e mesmandatit të këtij viti.

Fitorja e Stratton shënon gjithashtu një tjetër arritje për shtetin e Illinois, pasi ajo do të bëhet gruaja e dytë afrikano-amerikane që përfaqëson këtë shtet në Senat, pas Carol Moseley Braun, e cila hyri në histori me zgjedhjen e saj në vitin 1992.

Me marrjen e detyrës në janar 2027, Stratton do të bëhet gruaja e gjashtë afrikano-amerikane që ka shërbyer në Senatin amerikan.