Lopët lëvizin lirshëm nëpër pjesën qendrore të qytetit të Kriva Pallankës, duke uzurpuar hapësirat publike dhe sipërfaqet e gjelbra. Qytetarët po dërgojnë fotografi dhe video që dëshmojnë gjendjen në këtë qytet.

Ata apelojnë që më në fund të gjendet një zgjidhje për këtë problem të kahershëm, i cili prej dekadash po ua vështirëson jetën e përditshme dhe po krijon rreziqe për sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion, si dhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Dje, Shtabi i Krizës dhe Komuna e Kriva Pallankës kërkuan nga Qeveria që të përfshihet urgjentisht në zgjidhjen e këtij problemi, përmes veprimit të koordinuar të institucioneve kompetente dhe ndërmarrjes së masave konkrete në terren.

“Është i domosdoshëm një reagim i përbashkët institucional, me përgjegjësi të qarta dhe aktivitete urgjente që do të çojnë drejt një zgjidhjeje të përhershme. Qytetarët me të drejtë presin lëvizje të sigurt dhe shfrytëzim të papenguar të hapësirave publike”, thuhet në komunikatë.