Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se dje pasdite, në orën 18:20, në zonën e Draçevës në Shkup, policia ka arrestuar A.M. (27) nga Shkupi.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj tij është paraqitur kallëzim se fillimisht në një autobus kishte sulmuar fizikisht disa udhëtarë, si dhe shoferin, të cilit ishte përpjekur t’ia merrte edhe telefonin celular.

Pas kësaj, ai kishte dalë nga autobusi dhe kishte dëmtuar një veturë.

Kur në vendngjarje kishte mbërritur policia, 27-vjeçari kishte sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume