Shkup, 03.11.2026 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fokus të bisedimeve ishin thellimi i partneritetit institucional, realizimi i iniciativave të përbashkëta dhe mbështetja e Italisë në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e përbashkët për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në aktivitete dhe projekte konkrete me interes të ndërsjellë.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe theksoi gatishmërinë e Ministrisë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume