Pas reagimeve dhe kritikave për rrugën në fshatin Pirok, e cila u promovua para dy ditësh nga funksionarët e VLEN-it, për portalin TS ka folur kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Abazi ka sqaruar se rruga e shtruar paraqet vetëm fazën e parë të projektit dhe se ajo, në këtë fazë, nuk të çon askund.

Sipas tij, faza e dytë e projektit parashikon vazhdimin e rrugës dhe lidhjen e saj me Korridorin 8.

Kryetari Abazi ka bërë të ditur për portalin TS se mjetet financiare për realizimin e projektit kanë qenë të siguruara përmes kredisë hungareze.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume