Benzinat nga sonte në mesnatë do të lirohen për shtatë denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës do të ulet për 5,5 denarë për litër. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 7,51 përqind.

MARKETING

Çmimi i ri me pakicë i „Eurosuper BS-95“ do të jetë 86 denarë për litër, „Eurosuper BS-98“ do të shitet për 88 denarë, ndërsa „Eurodizel BS (D-E V)“ për 94,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 6,5 denarë dhe do të jetë 103,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i „mazutit M-1 NS“ ulet për 6,261 denarë për kilogram dhe do të jetë 49,312 denarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume