LIVE: Nis festa e madhe në Çellopek, me curle e tupana për fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë! (VIDEO)
Atmosferë festive është krijuar në fshatin Çellopek, ku mbështetësit e AKI-së kanë nisur festën me curle e tupana pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës.
Me muzikë tradicionale, valle dhe brohoritje, simpatizantët po festojnë rezultatin zgjedhor, ndërsa shtabi i AKI-së është shndërruar në qendër të festimeve.
Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, ndodhet në Çellopek dhe po përcjell nga afër atmosferën festive pas fitores së shpallur nga Arkin Jahiji.
Festimet kanë nisur menjëherë pas shpalljes së fitores, ndërsa festa po vazhdon në Çellopek.