Një aksident rrugor në magjistralen Gostivar–Strazhë ka çuar në arrestimin e një 52-vjeçari nga Gostivari.

Sipas policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar se G.B. (52), i cili drejtonte një automjet BMW me targa të Gostivarit, kishte dalë jashtë rrugës, ndërsa testimi alkoolik tregoi se ai kishte 1.92 promilë alkool në gjak.

Shoferi është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume