“28 Nëntori është simbol i një historie që nuk është ndërtuar lehtë, por me sakrificë, përkushtim dhe qëndresë të vazhdueshme.

Kjo ditë na kujton se identiteti kombëtar, liria dhe dinjiteti nuk janë vlera të zakonshme, por ideale për të cilat breza të tërë shqiptarësh kanë sakrifikuar. Prandaj, respekti ndaj historisë duhet të shoqërohet me përgjegjësi për të tashmen dhe me vizion për të ardhmen.

Shqiptarët meritojnë të ecin përpara me dinjitet, të ruajnë identitetin e tyre dhe të forcojnë pozicionin e tyre në shoqëritë ku jetojnë, duke mos harruar kurrë rrënjët dhe historinë e tyre.

Në këtë ditë feste, uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, me dëshirën që krenaria kombëtare, solidariteti dhe besimi në të ardhmen të na shoqërojnë gjithmonë.

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume