Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve në Bogovinë, ka folur për zgjedhjet në Bërvenicë si dhe deklaratën e Mickokit, i cili tha se VLEN-i ka qenë “kali i Trojës” në këto zgjedhje.

Mexhiti tha se me kryeministrin Mickoski takohen rregullisht dhe se ndodh që të kenë qëndrime dhe mendime të kundërta, por të gjitha këto i tejkalojnë brenda Qeverisë.
“Me kryeministrin Mickoski kemi takime të rregullta. Ne jemi në Qeveri, por jemi partnerë, jo gjithherë mendojmë njëjtë, ka momente kur edhe përplasemi me mendime dhe qëndrime, por Qeveria ka kapacitet demokratik për t’i përmbyllur këto brenda qeverisë dhe për të ecur përpara. Jemi të fokusuar te zgjidhjet, jo te zgjedhjet”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai shtoi se çështja e Bërvenicës është tejkaluar dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në Qeveri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume