“Në një atmosferë të jashtëzakonshme festive, mes flamujve, këngëve shqipe, gëzimit dhe krenarisë kombëtare, festuam së bashku 28 Nëntorin dhe 20-vjetorin e vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Shkup.

Festës sonë i dhanë emocion të veçantë këngët e Edona Llalloshit dhe interpretimi artistik i Çun Lajçit dhe Pajazit Murtishit, duke e bërë këtë përvjetor edhe më të bukur.

Njëzet vjet më parë, e festuam 28 Nëntorin duke i dhënë Shkupit Skënderbeun. Sot, e festojmë me krenarinë e asaj që kemi arritur dhe me vendosmërinë për atë që ende kemi për të arritur.

Urime 28 Nëntori, shqiptarë, kudo që jeni!

Urime 20-vjetori i vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Shkup! 🇦🇱

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume