Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se rrethi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës ka përfunduar pa incidente dhe pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë gjithë ditës janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, sigurinë e qytetarëve dhe ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë, njofton TS.
Nga MPB theksojnë se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa, ndërsa nuk janë regjistruar incidente gjatë ditës së votimit.