Ejup Berisha

Diplomacia, si arti dhe praktika e menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kalimin e kohes ka pësuar një evolucion të thellë dhe transformim nga forma e saj klasike drejt asaj bashkëkohore, duke u përshtatur me ndryshimin e natyrës së konflikteve dhe kontradiktave botërore. Ndërsa bota ka kaluar nga aleancat e fshehta të fuqive të mëdha te një rrjet i ndërlidhur globalizimi,dhe  metodat për zgjidhjen e ferkimeve gjeopolitike kanë ndryshuar rrënjësisht.

Diplomacia klasike dhe diplomacia bashkëkohore kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e kontradiktave, fërkimeve dhe konflikteve ndërkombëtare.

Diplomacia klasike kontribuon në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut tradicional ndërmjet shteteve, negociatave, marrëveshjeve dypalëshe, ndërmjetësimit dhe respektimit të sovranitetit të shteteve. Ajo synon të shmangë përplasjet ushtarake dhe të ruajë barazpeshën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Diplomacia bashkëkohore ka një çasje më të gjerë dhe më dinamike. Përveç dialogut dhe bisedimeve, ajo përdor organizatat ndërkombëtare, institucionet shumëpalëshe, diplomacinë publike, bashkëpunimin ekonomik, mekanizmat e sigurisë dhe instrumentet juridike ndërkombëtare. Diplomacia bashkekohore synon jo vetëm zgjidhjen e konflikteve ekzistuese, por edhe parandalimin e krizave të ardhshme. Kontributi i përbashkët i të dyja diplomacive qëndron në krijimin e besimit ndërmjet shteteve, zvogëlimin e tensioneve, harmonizimin e interesave të kundërta dhe gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit. Diplomacia klasike dhe ajo bashkëkohore përfaqësojnë dy forma të rëndësishme të veprimit diplomatik. Pavarësisht dallimeve në metoda dhe instrumente, qëllimi i tyre mbetet i njëjtë: zëvendësimi i konfrontimit me dialogun, i armiqësisë me bashkëpunimin dhe i konfliktit me paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

A ka arritur që kalimi nga Diplomacia klasike në atë bashkëkohore të kontribuoj në eliminimin e fërkimeve, kundërthënieve dhe konfliketeve në arenën ndërkombëtare

Kalimi nga diplomacia klasike në diplomacinë bashkëkohore ka sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e trajtimit të konflikteve, fërkimeve dhe kundërthënieve ndërkombëtare. Diplomacia bashkëkohore ka zgjeruar mekanizmat e dialogut, negociatave, ndërmjetësimit dhe bashkëpunimit shumëpalësh, duke krijuar mundësi më të mëdha për zgjidhje paqësore.

Megjithse, rezultatet nuk janë gjithmonë të kënaqshme.Pasiqë luftërat, rivalitetet gjeopolitike dhe interesat e kundërta të fuqive të mëdha dëshmojnë se diplomacia ende përballet me sfida serioze. Pra edhe pse e nejta ka bërë hapa përpara në metodat dhe instrumentet e saj, kjo nuk mund të thuhet edhe për rezultatet konkrete. Sfida kryesore mbetet shëndrrimi i dialogut diplomatik në zgjidhje të qëndrueshme që do ti shërbente paqës ndërkombëtare në një afat më të gjatë kohor.

.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume