Tetovë – Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka ndërhyrë sot në një autobus ku një nxënëse ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore informon Tetovasot.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur gjatë udhëtimit me autobus, ndërsa nxënësja është trajtuar nga ekipet mjekësore në vendngjarje. Ende nuk dihet identiteti i saj, si dhe gjendja shëndetësore pas ndërhyrjes.

Për momentin mungojnë detaje të tjera rreth shkaqeve që kanë çuar në këtë situatë. Priten informacione shtesë nga institucionet përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume