Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, sot vizitoi nxënësit e shkollave
të mesme që marrin pjesë në garën e ideve për biznese të ardhshme, organizuar nga
„Brainster Next“, ku të rinjtë kanë mundësinë të dëshmojnë potencialin e tyre si sipërmarrës
dhe inovatorë të ardhshëm.
Në garë marrin pjesë nxënës nga shkollat e mesme publike dhe private, të cilët përmes ideve
të tyre ofrojnë zgjidhje për sfida të ndryshme shoqërore në fushën e teknologjisë, ekologjisë,
arsimit dhe fusha të tjera.
„Vërtet, ideja dhe organizimi i kësaj gare janë të shkëlqyera. Kisha mundësinë të njihja
shumë nxënës të rinj dhe të talentuar, të cilët mendojnë në mënyrë kritike, inovative dhe
sipërmarrëse. Veçanërisht na gëzon fakti që, përveç kreativitetit, shfaqin edhe shpirt garues,
vetëbesim dhe gatishmëri për t’i prezantuar idetë e tyre, por edhe për të luftuar për realizimin
e tyre“, theksoi Janevska.
Ministrja theksoi se gara ofron mundësi konkrete që idetë e nxënësve të shndërrohen në
projekte reale biznesi, duke qenë se „Brainster Next“ i lidh pjesëmarrësit me komunitetin e
biznesit dhe ofron çmim prej 1 milion denarësh për individin ose ekipin fitues.
„Vauçeri paraqet mundësi të rëndësishme për themelimin e një kompanie të vetën start-up
dhe zhvillimin e markës personal, por edhe për integrimin e idesë së biznesit në kompani
ekzistuese ose krijimin e lidhjeve me bashkëinvestitorë potencialë“, shtoi Janevska.
Nga gjithsej 650 projekte të paraqitura, 60 prej tyre u kualifikuan në fazën e ngushtë të garës.
Ministrja u uroi sukses në prezantimin e sotëm dhe kualifikim në finalen e nesërme, duke
shprehur dëshirën që të fitojë ideja më kreative dhe njëkohësisht më e realizueshme e
biznesit.
Janevska shprehu mirënjohje ndaj drejtuesve të „Brainster Next“ për inkurajimin e të rinjve
dhe mbështetjen e arsimimit të tyre, duke theksuar se bashkëpunimi me institucionet arsimore
dhe sektorin privat është i rëndësishëm për avancimin e sistemit arsimor.
„Besoj se bashkëpunimi i mirë, të cilin e kemi filluar përmes angazhimit të përbashkët për
integrimin e inteligjencës artificiale në shkolla, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Së bashku
mund t’u përgjigjemi sfidave të shumta dhe të kontribuojmë në zhvillimin e sistemit arsimor
kombëtar“, theksoi ministrja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume