Policia bllokon të gjitha rrugët e Shkupit për shqiptarët që festojnë me flamujt kuq e zi, i lejon të sillen vetëm rreth komunës së Çairit (VIDEO)
Festimet e 28 Nëntorit në Shkup po shoqërohen me kufizime të qarkullimit për qytetarët shqiptarë që kanë dalë të festojnë me flamujt kombëtarë kuqezi.
Sipas pamjeve të portalit TS nga vendi i ngjarjes, policia ka vendosur bllokada në disa rrugë të kryeqytetit, duke mos lejuar qytetarët që festojnë me flamuj shqiptarë të lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Shkupit.
Sipas informacioneve të gazetarit të TS Ruvejd Idrizi, qytetarëve u është lejuar të qarkullojnë vetëm në zonën përreth Komunës së Çairit, ndërsa lëvizja drejt pjesëve të tjera të qytetit është kufizuar nga prania dhe bllokadat policore.
Këto masa kanë shkaktuar pakënaqësi te qytetarët që kanë dalë për të shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, në kryeqytet.
Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar lidhur me arsyet e kufizimeve dhe nëse ato janë pjesë e një plani të posaçëm të sigurisë për mbarëvajtjen e festimeve.