Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Karabak me ftesë të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, rapoton Anadolu.

Presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Fuzulit nga presidenti Aliyev dhe bashkëshortja e tij, Mehriban Aliyeva.

Erdogan po viziton Azerbajxhanin me rastin e Ditës së Fitores së Azerbajxhanit. Ai pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me Aliyevin në Shusha, të cilat do të pasohen nga një konferencë e përbashkët për media.

Presidenti turk do të vizitojë gjithashtu Memorialin e Gjenocidit të Khojaly-it dhe Monumentin e Fitores në Khankendi, si dhe do të marrë pjesë në një darkë zyrtare.

Më herët, Erdogan u përcoll në Aeroportin Ataturk të Stambollit nga zv/presidenti Cevdet Yilmaz, guvernatori i Stambollit, Davut Gul, si dhe kryetari i degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Stamboll, Abdullah Ozdemir.

Presidenti shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor presidencial për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Cagatay Kilic, zv/kryetari i AK Partisë dhe përgjegjësi për Marrëdhëniet me Shtetet Turkike, Kursad Zorlu, si dhe kryetar i Këshillit të të Urtëve të Organizatës së Shteteve Turkike, Binali Yildirim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume