Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Propozimin e ribalancit të plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, në të cilin janë përfshirë disa rialokime.

Propozimi i plotësuar miratohet pas përfundimit të shqyrtimit në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe do t’i dorëzohet sërish Kuvendit për miratim në seancë plenare.

“Me Ribalancin e plotësuar janë bërë rialokime të mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë, me qëllim të harmonizimit të realizimit me vlerat e planifikuara deri në fund të vitit dhe kryerjes së pagesave prioritare”.

“Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme buxhetore projektohen në nivel prej 374.2 miliardë denarësh, që është për rreth 5.3 miliardë denarësh më pak krahasuar me projeksionet paraprake. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore shënuan rënie për vlerën e njëjtë dhe planifikohen në nivel prej 420.5 miliardë denarësh. Deficiti buxhetor mbetet në nivel prej 46.3 miliardë denarësh, përkatësisht 3.9% të PBB-së”, thonë nga Ministria e Financave.

Projeksioni për rritjen ekonomike me Ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2026 është 4.3%.

“Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Buxhetit për vitin 2026 kanë për qëllim harmonizimin me kushtet e reja ekonomike, realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë vitit, si dhe dinamikën reale të realizimit të shpenzimeve”, thonë nga MF.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume