Rama “shkëputet” pak nga protestat, publikon pamje nga pritja në selinë e NATO’s, Rutte del e pret te hyrja
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi, ku shihet Rutte duke e pritur atë në hyrje të selisë së NATO-s.
Krahas pamjeve, kryeministri shqiptar ka shkruar se takimet me Rutte-n janë gjithmonë të veçanta, duke e cilësuar atë si njohës të Evropës dhe vëzhgues të vëmendshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.
“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, ka shkruar Rama.