Revista italiane Oggi, në numrin që del në treg të enjten, më 19 nëntor, publikon fotografi të këngëtarit 63-vjeçar, Ramazoti në shoqërinë e Federica Monacelli, ish-kampione e boksit, 36 vjeçe. Sipas revistës, dyshja ka kaluar kohë së bashku, duke nisur me një picë, një bisedë të gjatë në makinë dhe duke përfunduar me shkëmbimin e puthjeve.
Po kush është Federica Monacelli?
Para se të bëhej pjesë e botës së boksit, Monacelli ka luajtur tenis për 12 vite. E lindur në Milano, ajo u zhvendos në moshën 16-vjeçare në Barcelonë, me synimin për t’u bërë teniste profesioniste.
Më pas iu përkushtua boksit, ku debutoi në vitin 2011 dhe një vit më vonë fitoi titullin e parë universitar. Në vijim u shpall kampione absolute e Italisë dhe u bë pjesë e ekipit kombëtar.
Paralelisht me karrierën sportive, ajo vijoi studimet dhe ka një master në ekonomi. Megjithatë, një dëmtim në gju e mbajti larg aktivitetit sportiv për më shumë se një vit, duke e detyruar të riorientonte karrierën e saj.