Rami Mislimi

Përgjigje drejtorit të VLEN-it, Granit Osmanit!

Unë mund të kërkoj falje Granit, por ma thuaj: a është e vërtetë apo jo?

I nderuar drejtor, sinqerisht më vjen keq për shqetësimet. E para, nuk jam autori i parë që e kam publikuar këtë çështje, por edhe sikur të isha, do të isha përgjigjur. Meqë më ke përmendur emrin, po të përgjigjem në mënyrën më demokratike.

Në reagimin tënd nuk e mohon se familjarisht keni kontrata në vepër nga Ministria e Politikës Sociale. Nuk e mohon se nuk është bashkëshortja yte. Vetëm ikja nga kjo çështje është dëshmi se keni përfituar nga taksat e qytetarëve familjarisht.

E dyta, dhe më e fuqishmja, as unë dhe as qytetarët nuk e kemi krijuar platformën “Open Finance”. Aty shihet qartë një dëshmi me emër e mbiemër, me datë dhe shumë fikse mujore. As nuk është montazh dhe as unë nuk kam mundur ta krijoj. Është shumë e thjeshtë, çdo qytetar mund të shohë se si shpenzohen paratë e popullit për funksionarët që i kanë votuar.
Ti mund të padisësh këdo, por së pari duhet të padisësh krijuesit e “Open Finance”, pastaj portalin që e ka publikuar dhe në fund mua.

Por, meqë ke vendosur kështu, unë nuk mund ta ndaloj askënd që të më dërgojë në sallat e gjyqit.
Vetëm mos harro se nëse është e vërtetë, atëherë turpi do të dyfishohet.

Unë të kërkoj falje vetëm për shqetësimet, sepse nuk jam tip që shqetësoj, por meqë jeni në politikë, nuk është faji im e as i popullit!

Shihemi në gjyq, por për çka se?

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume