Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sot ka folur për rastin Allfa në Kuvend para përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe korit diplomatik në vend.

“Edhe nja 5-6 ditë ose një javë Agim Islami i bën 18 vjet. Nëse se dini për cilin flas, i mbush 18 vite burg, është rasti Alfa. Rexhail Qerimi është i vdekur, pas 14 viteve burg. Ka tre vite a më tepër kur dëshmia bazë në emër të së cilës ato e dëshmojnë që janë plotësisht të pafajshëm, i është nënshtruar ekspertizës ndërkombëtare dhe është dëshmuar që janë të pafajshëm për rastin Allfa. Sot e kësaj dite është në burg dhe ne merremi se sa gjykatës e prokurorë janë emëruar? 18 vite burg është njeriu, pa faj. Ti konkretizojmë gjërat, janë dramë familjesh, njerëzish të afërt. Për këtë drejtësi po flasim ne?”, ka thënë Sela në fjalimin e tik.

Ai tha se është për anëtarësim më të shpejtë të vendin në BE, por kjo nuk mund të bëhet duke shkelur mbi kokat e njerëzve të pafajshëm, me një drejtësi selektive, të politizuar e të etnizuar ku dënimet, vendimet merren në bazë të përkatësisë etnike që ke.

“Mund tu hyjmë me radhë shumë e shumë lëndëve të tjera dhe kështu nuk shkojmë askund. Natyrisht përcaktimi jonë është që ne duhet të bëhemi sa më shpejtë pjesë e Bashkimit Europian, ne duhet të shfrytëzohjmë momentin kur Bashkimi Europian. E ka të rëndësishme shumë edhe vetë BE-ja, përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Unionit Europian. Por, jo duke mos folur edhe për atë që ndodh, jo Bashkimi Uropian të jetë duke shkelur mbi kokat e njerëzve, qofshin ata edhe individë të veçantë dhe pa marë masa për të qenë të denjë për tu ulë në këtë union që ne e quajmë të drejtë”, u shpreh Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume