Pasagjerët që udhëtonin në metronë e Londrës u zhveshën pjesërisht për të festuar ditën e udhëtimit pa pantallona në metro.Tradita u rikthye pasi kishte ndaluar për shkak të pandemisë.

Qindra udhëtarë gjate te dielës u bashkuan në argëtimin ‘dita pa pantallona’, e cili fillimisht filloi në anën tjetër të Atlantikut në Nju Jork 20 vjet më parë.

Linja e metros Elizabeth, e cila u hap vitin e kaluar, mirëpriti pasagjerët e saj të parë pa pantallona, me qindra njerëz që udhëtonin me të brendshme.

Ata u panë pa pantallona ,të veshur me çorape e xhaketa, të gatshëm edhe për të shkrepur foto.

Kjo traditë është pjesë e udhëtimit mbarëbotëror No Pants Subway Ride, i cili filloi në Nju Jork në 2002 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete anembanë globit. Tradita e çuditshme u krijua në 2002 ne Neë York nga Improv Everyëhere, një grup komedian.

Misioni filloi si një shaka e vogël me shtatë djem dhe është shndërruar në një festë ndërkombëtare të marrëzisë, me dhjetëra qytete në mbarë botën që marrin pjesë çdo vit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume