Dy motra i kanë lënë njerëzit pa fjalë pasi kanë thënë se dy djemtë e tyre janë vëllezër, kushërinj dhe binjakë.

Brittany dhe Briana janë binjake identike që u martuan me binjakët identikë Josh dhe Jeremy Salyers dhe më pas lindën foshnja me pak muaj diferencë. Ato kanë treguar se fëmijët e tyre, Jett dhe Jax dhe janë “kushërinj, vëllezër gjenetikë dhe binjakë kuaternarë”.

Brittany dhe Briana u takuan me Josh-in dhe Jeremy-n në një festival për binjakë në 2017-ën dhe meshkujt Salyers i propozuan martesë gjashtë muaj më vonë dy motrave binjake. Ata bënë një martesë të përbashkët më 5 gusht 2018, jetojnë në të njëjtën shtëpi në Virxhinia dhe tani kanë zgjeruar familjet e tyre së bashku.

Ndërsa shtatzënia e përbashkët mund të jetë një tronditje për shumë njerëz, motrat e kishin bërë me plan për të mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë. Për këtë, motrat thanë:

“Ne kemi përjetuar shumicën e momenteve të jetës sonë së bashku, ditëlindjet, marrjen e patentës së shoferit, diplomimin dhe dasmën tonë të dyfishtë. Kjo do të ishte ngjarja tjetër e madhe dhe ne do të donim ta përjetonim atë së bashku, dhe në mënyrë ideale do ta përjetonim”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume