Këshilli Gjyqësor e mbështeti Mirjana Llazarova Trajkovskën për nominimin e saj si kandidate për gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Kërkesa, siç bëjnë të ditur Këshilli Gjyqësor, është shqyrtuar sot në seancë urgjente.

“Është shqyrtuar kërkesa për nominimin e kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe është dhënë përkrahje për nominimin e Mirjana Lazarova Trajkovska, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në informacionin e publikuar në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor.

Në seancën e sotme urgjente të 434-të, u diskutua për korrespondencën e dorëzuar nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u vendos që të mos dorëzohen shkrime për lëndët në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume