“Për Bashkimin Europian është e rëndësishme të sigurohet një vazhdimësia e shpejtë e dialogut dhe të ruhet momentumi. Ne patëm një takim shumë të mirë në 27 shkurt me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, të cilët ranë dakort në parim mbi propozimin e BE-së, duke konsideruar se nuk ishte më e nevojshme të diskutohej ky propozim. Ata gjithashtu ranë dakort për të diskutuar zbatimin e udhërrëfyesit të këtij propozimi në raundin e ardhshëm. Kjo është e rëndësishme, sepse kur ka një propozim, nevojitet të dihet, se si duhet zbatuar ai, pra ka një urdhërrëfyes me afate kohore të qarta. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian do të jetë në Tiranë dhe Shkup në fundjavë. Nga ana tjetër, kemi një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në datën 20 dhe samit europian në 23 dhe 24 mars në Bruksel. Duke qenë se dialogu ka qenë pjesë e vazhdueshme e angazhimit tonë për rajonin, ne kombinuam arsyet politike dhe afatet kohore dhe rezultoi, se zgjedhja më e mire ishte që takimi për dialogun të zhvillohet në Ohër. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ofroi me zemërgjerësi organizimin e këtij takimi. Dhe përfaqësuesi I lartë Borrell vendosi të shfrytëzojë këtë oportunitet dhe të ftojë kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Ohër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume