Anetari i Keshillit Mbikqyrës të BDI-së Musa Xhaferi për mediat maqedonase sërish ka folur lidhur me zhvillimet në BDI dhe mundësinë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve.

Ai për gazetën “Sloboden Pecat” ka theksuar se gjithmonë ka mundësi për të biseduar, por që nuk është i bindur se pajtimi është i mundur.

“Ministrat tanë kanë frikë të ulen me ne. Ata mbetën lakuriq pa argumente, se nuk bënë asgjë. Pajtimi siç dëshiron Grubi nuk është i mundur. Ai jep dorën për pajtim dhe heq funksionarët e “zjarret” nga funksionet. Grubi dhe ministrat të largohen. Ahmeti e ka obligim që të caktojë Kryesinë për raportin e ministrave. Nëse nuk ka takim në parti, i ftojme ne përballje televizive Grubin dhe Besimin dhe le të vendosë populli se kush ka të drejtë”, thotë Xhaferi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume