Gjatë ditës së djeshme në rreth orës 15:30 në Stacion policor në Radovish është denoncuar se në Spitalin e Shtipit ka humbur jetë V.A (20) nga Radovishi.

Sipas policisë, ai ka përfunduar në spital pasi që më herët ishte arrestuar nga policët pas kontrollit në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor, nga ku i ishte gjetur marihuanë.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume