Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron sot në Gllogjan me rastin e 25 vjetori të Epopesë së Dukagjinit.

Ai është pritur në kullë nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë ngritur edhe një dolli me nga një gotë raki, shkruan Express.

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurit ka mbajtur edhe një fjalim në organizimin e bërë në Gllogjan, ku e ka përmendur Ramush Haradinajn.

Pasi i është referuar “z. Ramush Hradinaj”, Kurti ka bërë një buzëqeshje të lehtë dhe pastaj është duartrokitur nga të pranishmit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume