Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, gjatë emisionit “360 Gradë” në Alsat i hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e deputetit të VMRO-SPMNE-së dhe ish kreut të kundërzbulimit ushtarak, Dragan Kovaçki, i cili doli me pretendimin se agjentë të kundërzbulimit ushtarak janë arrestuar në territorin e Kosovës.

“Absolutisht Jo! Të ju arrestohen përfaqësues të kundërzbulimit në territorin e një vendi tjetër, nënkupton armiqësi mes atyre dy vendeve. Që nuk është rast me Republikën e Kosovës. Posaçërisht, në fushën e mbrojtjes. Bashkëpunimi mes shërbimeve ushtarake të të dyja vendeve është në nivel të lartë. Nuk shoh arsye se pse do të arrestoheshin”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume