I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi kështu në Xhenet” duke treguar me gishtin e mesit dhe gishtin tregues të dorës së vet.
Shoqata “Foleja e Jetimit” edhe këtë vit kryefjalë të saj ka jetimët ajo përveç se siguron iftaret ato edhe i dërgon në çdo derë ku ka jetimë më rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Mbi 70 porcione në ditë janë numri momental i jetimëve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.
Të gjithë ata donatorë të cilët duan që të jenë pjesë e këtij aksioni, thirrja do të jetë e hapur edhe pak ditë dhe syt e jetimëve janë drejtuar kah ju bamirës të dashur shprehet për Tetovasot kryetarja e Folesë së Jetimit, Njomza Abdullahi. Ajo nënvizon se Tetova dhe Gostivari ka shumë njerëz zemër bardhë të cilët asnjëherë nuk ngurojnë që të jenë pranë jetimëve