Alarm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se janë njoftuar për një shpërthim të mundshëm. Zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë në mediat në Kosovë se janë marrë të gjitha veprimet për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume