Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i ka akuzuar partitë në pushtet LSDM-në dhe BDI-në për mungesën e librave për nxënësit.

Në një postim në Facebook ai shkruan se “këto dy parti, e hanë turpin me lugë”.

“LSDM – BDI e hanë turpin me lugë. Qeveria s’ka para për libra për nxënësit mirëpo ka para për tenderat e fryera shumëfish për pushtetarët dhe familjarët e afërm të pushtetarëve”.

“Çka s’kemi ndëgjuar arsyetime për mungesën e librave dhe në fund, nxënës, prindër dhe mësimdhënës për të satën herë të mashtruar”, ka shkruar Zendeli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume