Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në lidhje me vjetërsimin e lëndës “Titanik 2” u shpreh se menjëherë pas emërtimit të tij në krye të ministrisë ka dërguar shkresë deri te Këshilli Gјyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Prokuroria Publik.

Lloga sqaron se në shkresën e dërguar ka paralajmëruar dhe kërkuar ndërmarrjen e masave që në mënyrë më efikase dhe në kohë të parandalohen këto raste të vjetërsimit të lëndëve gjyqësore përmes anulimit të proceseve gjyqësore.

“Më vjen keq që u lejua të vjetërsohet edhe një lëndë, edhe atë për të njëjtin të akuzuar. Krahas angazhimit tim që të mos përfshihem në pavarësinë e gjyqësorit, jam i detyruar të reagoj, t’u bëj thirrje institucioneve dhe organizatave që të ndërmarrin masa për masa të shpejta”, u shpreh Lloga.

Ai shtoi se këto rasti nuk janë në favor të shoqaërisë, por përkundrazi, minojnë besimin e qytetarëve në gjithë sistemin institucional.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume